Sadushi “liron” çunat e molotovit/ Apeli i GJKKO liroi 5 militantë që hodhën molotovë gjatë protestës së Berishës
Janë liruar këtë të hënë 5 militantë që hodhën molotovë gjatë protestës së Berishës që u zhvillua të premten në kryeqytet.
Sipas vendimit të gjykatës, masa e sigurisë për të arrestuarit është ndryshuar nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke sjellë lirimin e menjëhershëm të tyre.
Njoftimi;
Gjykata e Apelit Tiranë vendosi, ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe lirimin e menjëhershëm për protestuesit e datës 17.04.2026:
1. Klemend Çuçka
2. Bujar Tusha
3. Henri Shapllo
4. Mirvet Toçilla
5. Sem Bici
Protesta e opozitës u shoqërua me kaos e dhunë. Kujtojmë se të lënduar mbetën edhe disa efektivë pas bombave molotovë të hedhur nga militantët e Partisë Demokratike.