... minut pas minuti

A do të vijë Zoti Jezus në tokë për të gjykuar mëkatarët?

publikuar nga Marten Visser, ne #Fjale Biblike. ora 06:00

Në fund të jetës së Tij në tokë, Vetë Zoti Jezus na tha se do të kthehej në këtë tokë: “Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t`ju thosha. Unë po shkoj t`ju përgatis një vend.Dhe kur të shkoj e t`ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t`ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.” (Gjoni 14:2-3).

Ky premtim na bën të kuptojmë se ardhja e dytë e Jezusit nuk është diçka për t`u frikësuar për besimtarët, por diçka që duhet pritur. Bibla madje përfundon me një lutje që Jezusi të vinte së shpejti: "Eja, Zot Jezus!” (Zbulesa 22:20). Ne jetojmë në pritjen e gëzueshme që Jezusi do të kthehet dhe se ne do të jemi me Të përgjithmonë.

Ardhja e tij e dytë
Në ardhjen e Tij të dytë, Zoti Jezus do të vijë mbi retë dhe të gjithë do ta shohin Atë (Luka 21:27, Zbulesa 1:7). Ndërsa kjo është një kohë gëzimi për të gjithë fëmijët e Perëndisë, do të jetë një kohë gjykimi për të gjithë ata që nuk kanë besuar te Jezusi: “Kjo do të ndodhë kur Zoti Jezus të zbulohet nga qielli në zjarr flakërues me engjëjt e tij të fuqishëm. Ai do të ndëshkojë ata që nuk e njohin Perëndinë dhe nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezus. Ata do të dënohen me shkatërrim të përjetshëm dhe do të përjashtohen nga prania e Zotit dhe nga madhështia e fuqisë së tij ditën që ai do të vijë për t`u lavdëruar në popullin e tij të shenjtë dhe për t`u admiruar mes të gjithë atyre që kanë besuar” (2 Thesalonikasve 1:7-10).

Dita e ardhjes së dytë të Zotit Jezus quhet edhe dita e fundit (shih Gjoni 6:39-54), sepse është fundi i kësaj bote. “Qiejtë do të zhduken me një zhurmë; elementët do të shkatërrohen nga zjarri dhe toka dhe gjithçka në të do të digjet” (2 Pjetrit 3:10). Por Perëndia do të bëjë një qiell të ri dhe një tokë të re. Të gjithë besimtarët në Krishtin do të ringjallen nga vdekja dhe do të gëzojnë këtë tokë të re ku nuk do të ketë më vdekje, nuk do të ketë më zi, nuk do të ketë më të qara, nuk do të ketë më dhimbje. Dhe më e mira nga të gjitha: “Tani banesa e Perëndisë është me njerëzit dhe ai do të jetojë me ta. Ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë me ta dhe do të jetë Perëndia i tyre” (Zbulesa 21:3).

Pendohuni dhe besoni
Tani është koha para ardhjes së dytë të Jezusit. Kemi ende kohë për t`u penduar dhe për të besuar në Zotin Jezus. Atëherë ne do të jemi ndër ata që do të jenë me Jezusin përgjithmonë në tokën e re që Ai po përgatit për ne, dhe jo ndër ata që do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm.