Strakosha kampion në Greqi/ Portieri i Kombëtares fiton titullin në Superligën Helene
Jo vetëm ai, por ia dolën që të dy. Tomas Strakosha u shpall kampion në Greqi për këtë sezon, dhe medaljen në qafë do ta varë edhe shqiptari tjetër, Stavro Pilo.
Portieri I kombëtares ia doli si protagonist në Superligën helene, ndërsa AEK I Selanikut siguroi triumfin e madh me fitoren tepër dramatike në derbin kundër Panathinaikosit.
Pavarësisht dy pritjeve të gardianit kuqezi, të blertët kaluan në epërsi në pjesën e dytë dhe u duk se gjithçka mori fund, sepse Olimpiakos po fitonte ndaj PAOK-ut të Selanikut.
Gjithsesi, AEK-u nuk u dorëzua. Fillimisht erdhi goli i barazimit në 72’ nga Zini. Rastet vazhduan për të dyja skuadrat, dhe rrjeta për titullin u realizua vetëm në sekondat e fundit.
Ishte minuta e tretë shtesë dhe Zhoao Mario tundi rrjetën për shpërthimin e entuziazmit në stadiumin e “Shën Sofisë” në prani të mbi 32 000 tifozëve. Dy lojtarë të kombëtares pra u shpallën kampionë, Strakosha e Pilo, e po ashtu trajneri serb, Nikoliç, që fitoi titullin e tretë në karrierë pas atyre në Serbi e Hungari.
Sa për portierin kuqezi, ai ka qenë protagonist I madh këtë sezon, sepse ka pritur jo pak, por plot tri penallti, duke i dhënë pikë të rëndësishme AEK-ut, pikë që afruan suksesin. Kur duhen edhe dy javë deri në përfundim, epërsia ndaj PAOK-ut dhe Olimpiakosit është 8 pikë, 70 pikë ndaj 62./abcnews.al